Gafa e rezervistëve të Napolit!Insinje kërkon fanellën e Milik, ata i japin të Zielinskit (VIDEO)

Një episod që ka shkaktuar jo pak të qeshura ka ndodhur mbrëmë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Napolit dhe Fejenordit, shkruan “infOSport.mk”.

Ka qenë ai momenti kur sulmuesi i Napolit, Insinje realizoi golin e parë ndaj kampionëve holandez, ndërsa në shenjë respekti dhe inkurajimi, ai vrapoi për të marrë nga shokët e tij në bankinë fanellën e bashkëoljtarit të tij të lënduar, Milik, por për çudi në duart e tij mbante atë të Zielinskit.

Gjithë këtë situatë Insinje e përcolli me një buzëqeshje, duke kërkuar sërish fanellën e Milik me numrin 99-të, i cili ditë më parë u lëndua sërish dhe do të mungojë nga fushat e futbollit për një kohë më të gjatë.

Leave a Reply