Shkëndija nuk ndalet. Skuadra e trajnerit Qatip Osmani vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit vendor, ndërsa një shkëlqim i tyre po vërehet edhe sot në përballjen derbi ndaj Renovës, ku pas 45 minutave të para po avanson me rezultatin 2:0, shkruan “infOSport.mk”.
Ishin “bardhekaltërit” ata të cilët të parët u kanosën përmes Argjent Gafurit nga gjuajtja e lirë në minutën e katërt, teksa nuk vonoi shuëm dhe vetëm dy minuta më pas Shkëndija u kundërpërgjigj me gol në rrjetën e Kobetiç.
Emini mjaft mirë vepron në zonën kundërshtare, ndërsa edhe më mirë gjenë të vetëm para portës kundërshtare, Ibraimin, i cili nuk e ka të vështirë për të shënuar për 1:0.
Goli i dytë i Shkëndijës erdhi në minutën e 35-të. Zhunior brenda zonës pasoi për Alimin, i cili edhe pse mposhti portierin Kobetiç, ishte Kostov ai i cili ia mohoi golin, mirëpo devijimi i mbrojtësit të Renovës përfundoi vetëm deri tek kapiteni Hasani, i cili me kokë nga afërsia shënoi për 2:0.