Shaban Sulejmani është ringjallur dhe po shkëlqen me fanellën e Vëllazërimit. Rikthimi i tij te Vëllazërimi si duket i ka bërë mirë edhe vetë futbollisti shkupjan, i cili në tre ndeshje ka shënuar po aq gola, përfshirë këtu edhe golin në ndeshjen e sotme ndaj EuroMilkut, në të cilën ndeshje skuadra kërçovare shënoi fitore me rezultatin 3:1, njofton “infOSport.mk”.
Shaban Sulejmani realizoi golin e tretë në minutën e 57-të, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi Vëllazërimi 3, EuroMilku 1.
Ndryshe serinë e golave e hapi Murat Adili në minutën e 42-të, teksa një gol tjetër realizoi edhe Kushtrim Ballazhi vetëm pas dy minutave lojë në pjesën e dytë.
Autorë i golit të nderit për EuroMilkun ishte Burhan Aliji, një futbollist tjetër në formë që vazhdon me shënimin e golave për skuadrën shkupjane, e cila pas kësaj disfate mbetet në pozitën e katërt.