Arlind Ajeti u rikthye edhe më i fuqishëm pas dëmtimit që morri në ndeshjen ndaj Interit. Reprezentuesi shqiptarë me Krotonen e tij në fundjavë mori fitoren e parë ndaj skuadrës së Beneventos, ndërsa falë paraqitjes së tij të shkëlqyeshme, ai është përzgjedhur në mesin e formacionit më të mirë të javës në “Serie A”. Ky është një lajm shumë pozitiv për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi që pritet ta ketë në super formë dy duelet ndaj Spanjës dhe Italisë.
Ajeti rreshtohet në mbrojtje në krahë të mbrojtësit të Kievos Dainelli, ndërkohë që nga krahët janë Gulam dhe Marushiç.
Portieri më i mirë i javës është është Sportiello, ndërkohë që në mesfushë bëjnë pjesë Pjaniç, Madragora dhe Rohden.
Sulmi përbehët nga treshja, Imobile, Xheko dhe Dybala, që gjithë së bashku realizuan 5 gola.