Lakazet heroi i Arsenalit ndaj WBA (VIDEO)

Arsenali nuk hasi në shumë probleme në ndeshjen ndaj Uest Bromuiç Albionit, duke shënuant fitore me rezultatin 2:0 në ndeshjen e javës së 6-të si vendas, shkruan “infOSport.mk”.

Aleksandre Lakazet realizoi të dy golat për londinezët, duke u shndëruar në heroin e mbrëmjes të skuadrës së Arsen Venger, që ka përmirësuar dukshëm mbrojtjen e saj në krye me Shkodran Mustafin, duke pasur parasysh se tre ndeshje me rradhë “topçinjtë” nuk po pranojnë gol (3: 0 ndaj Burnamut, 0:0 ndaj Çelzit).

Lakazet shënoi nga një gol në të dyja pjesët, me golin e parë në minutën e 20-të, dhe të dytin në minutën e 67-të kur ishte i saktë nga pika e bardhë.

Ishte kjo ndeshja e tretë me rradhë që Lakazet shënon në ndeshjet si vendas të Arsenalit, një gjë të cilën nuk e kishte bërë askush më parë në historikun e Ppremierligës.

Falë kësaj fitore Arsenali arriti në kuotën e 10 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 7-të, mirëpo jo larg vendit të tretë që mbahet nga Çelzi dhe që pas 6 xhirove të para ka tubuar 13 pikë.

Leave a Reply