Prej nesër Federata e Futbollit të Maqedonisë do të lëshojë në shitje biletat për ndeshjen elimiantore kundër Lihtenshtejnit, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.
Çmimi i tyre do të jetë simbolik, dhe i kapshëm për çdo futbolldashës. FFM ka vendosur dy çmime, 100 dhe 200 denarë, varësisht nga pozicionimi në tribunat e stadiumit “Mladost” në Strumicë.
Ndryshe grumbullimi i ekipit përfaqësues të Maqedonisë do të bëhet me 02 tetor në hotel “Grand Plaza” në Shkup. Ata për tre ditë me rradhë do të stërviten në kryeqendrën tonë para se të nisen për në Itali, ku me datë 06 tetor do të zhvillojnë ndeshjen e parafundit në kuadër të grupit “G”, kundër përfaqësueses “axurre”, teksa vetëm tre ditë më vonë në Strumicë me ndeshjen kundër Lihtenshtejnit do të mbyllin ciklin e eliminatoreve për KB “Rusi 2018”.