Një super ndeshje është zhvilluar sot në Tetovë midis SEE Univerzitetit dhe Mal Ajaksit, ku u shënuan plotë 14 gola, njofton “infOSport.mk”.
Ishin vendasit e SEEU që në fund shënuan fitore me rezultatin 9:5, edhe atë falë paraqitjes së tyre të shkëlqyeshme gjatë pjesës së dytë, kur e mbyllën me rezultat bindës, 6:1.
Ndryshe pjesa e parë foli në anën e mysafirëve nga Shtipi (3:4), të cilët megjithatë u dorëzuan gjatë pjesës së dytë, e cila në tërësi foli për lojtarët e SEEU, që sonte u udhëhoqën nga Venhar Yseini që realizoi 4 gola.
Përveç tij në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Fatos Xhelil dhe Kadir Rexhepi që realizuan nga dy gola, teksa një gol tjetër realizoi edhe Isen Memedi.
Javën që vjen SEEU do të luaj sërish si vendas dhe sërish ndaj një skuadre nga Shtipi, kësaj rradhe ndaj Astibos, skuadër kjo që në ndeshjen e xhiros së parë mundi Juventus Seravën me rezultatin 5:4.