Interesimi për Bardhin , Levante i zgjat kontratën talentit shkupjan

Futbollisti i telantuar shkupjan, Enis  Bardhi me paraqitjet e tij me fanellën e Levantes shumë shpejtë ka përfituar zemrat e tifozëve të skuadrës nga Valencia, ndërsa nuk mungojnë edhe elozhet e thurura nga mediat spanjolle, që po i japin shumë hapësirë.

Bardhi në 4 ndeshjet e tij të zhvilluara këtë edicion në La Liga me fanellën e Levantes ka shënuar 3 gola, dy prej të cilëve ishin  nga gjuajtjet e lira, tashmë një specialitet i njohur për të.

Bardhi këtë verë u transferua te Levante nga rradhët e skuadrës hungareze të Ujpeshtit për një shifër prej 1.5 milion euro.

Mesfushori shqiptarë nënshkroi një kontratë 3-vjeçare dhe deri në 2020 është i Levantes, por ofertat për të kanë nisur që tani dhe kjo shqetëson klubin spanjoll.

“Fichajes.com” shkruan se ekipet më të mëdha po interesohen për të dhe Levante ka nisur tentativat për të rinovuar kontratën edhe me dy vite të tjera, për ta zgjatur të njëjtën deri në vitin 2022.

Ndryshe për shërbimet e Bardhit sipas mediave spanjolle interes kanë shfaqur skuadrat si Valencia, Betis dhe Sevilja, emra këta të njohur të futbollit spanjoll, që janë të mahnitur nga cilësitë e Bardhit, i cili shpresojmë të vazhdojë në këtë ritëm dhe të shënojë edhe sa më shumë gola në elitën e futbollit spanjoll.

Leave a Reply