Braziliani Nejmar me transferimin e bërë gjatë kësaj vere nga Barcelona te Paris Sen Zhermeni, u bë futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Ai te skuadra parisiene u transferua për një shumë prej 222 milionë euro, shumë kjo që asnjëherë më parë nuk ishte paguar për një futbollist, ndërsa përveç kësaj shume që të lë pa fjalë, është edhe rroga mujore e tij që kalon çdo logjikë.
“Football Leaks” ka arritur të zbulojë detajet e kontratës së tij dhe në të cilën shkruhet se rroga mujore bazë e futbollistit brazilian te PSZH-ka është 3,069,520 milionë euro ose 100,000 euro në ditë.
Shifrat i zbulon revista gjermane “Der Spiegel”, e cila falë “Football Leaks” ka arritur të ketë në duar detajet e kontratës së 25-vjeçarit.
Por këto janë vetëm shifrat neto që përfiton futbollisti në Francë, pa përfshirë këtu bonuset, të cilat në total arrijnë në vlerën e 20 milionë eurove.
Nejmar fiton sot 8.5 milionë euro më shumë sesa Mesi, ndërkohë që në total gjatë 3 viteve të tij në Barcelonë, Nejmar u pagua 54 milionë euro.