Renova dhe Shkupi barazojnë pa gola

Ndeshja e parë e javës së 7-të në elitën e futbollit vendor midis Renovës dhe Shkupit është mbyllur me barazim pa gola, njofton “infOSport.mk”.

“Bardhekaltërit” nga Çairi në këtë mënyrë vazhduan serinë prej 4 ndeshjeve pa disfatë, ndërsa në anën tjetër Renova mbetet me vetëm një fitore pas 7 xhirove të para, duke konfirmuar krizën e rezultateve.

Pjesa e parë ishte e barazpeshuar me FC Shkupin më kërkues, teksa në pjesën e dytë Renova në disa raste tentoi portën e Zendelit, por pa sukses.

Në fund barazim pa gola, që ngrit FC Shkupin në pozitën e tretë me 11 pikë, po aq sa ka edhe Akademia Pandev në pozitën e dytë, teksa Renova me 6 pikë të tubuara renditet në pozitën e 6-të.

Leave a Reply