Një javë pas debatit Kavani-Nejmar, situata te Paris Sen Zhermen ende nuk ështe e qetë. Sulmuesi Edison Kavani mesa duket nuk dëshiron më të jetë pjesë e PSZH-së, madje urugajani i ka kërkuar drejtuesve të lejojnë largimin e tij në fund të sezonit.
Sipas mediave franceze, kërkesa vjen pikërisht për shkak të debatit me Nejmarin, debat të cilin Kavani nuk e kapërcen dot, duke parë që edhe drejtuesit e ekipit nuk i kanë ardhur në mbështetje.
Në skenë janë shfaqur menjëherë kandidaturat. Juventus, Milan, Reali i Madridit dhe Bayerni i Mynihut kanë nisur menjëherë punën në terren. Në këtë listë të gjatë me i favorizuar duket se është Juventusi. Bardhezinjtë po e shqyrtojnë nga afër mundësinë për një shkëmbim të mundshëm Kavani-Higuain.
Gjithsesi ditëve në vijim mbetet të shihet se çfar do të ndodhë në kampion e nënkampionëve të Francës.