Ish tekniku i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhiani De Biasi, edhe zyrtarisht ka marrë timonin e skuadrës së Deportivo Alaves në elitën e futbollit spanjoll.
Pasi trajneri italian kishte njoftuar për arritjen e marrëveshjeës me klubin spanjoll, pak orë më vonë ka reaguar edhe klubi nëpërmjet një postimi të shkurtër në faqen zyrtare në Tëitter, ku njofton bashkëpunimin me De Biasin.
60-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit me opsion, për të vazhduar të njëjtën edhe për një vit tjetër.
“De Biasi vjen te Alaves pas aventurave në Serie A, La Liga dhe në nivelin ndërkombëtar me Shqipërinë, duke i kualifikuar kuqezinjtë për herë të parë në historinë e tyre në një Evropian, “Euro 2016”. Mirë se vjen De Biasi”, thuhet në komunikatën për shtyp të Alavés.
Ja dhe reagimi i De Biasit në profilin e tij zyrtar në Facebook: “Me kënaqësi të madhe t’ju njoftoj se do të jem trajneri i ri i Deportivo Alavés”, shkruan ai.