Leonardo Nascimento de Araújo ka vendosur ti rikthehet punës së trajnerit. Pas plotë 6 viteve Leonardo ka vendosur të pranojë ofertën e skuadrës turke të Antalyaspor, ku do të gjejë futbollistë të mëdhenj si Eto’o, Menez dhe Nasri.
Ish tekniku i Milanit dhe Interit, i cili nga viti 2011-2014 punoi di drejtor sportiv i PSZH-së dhe më pas edhe si analistë në TV, vendosi të kthehet në fushë dhe të vazhdon punën si trajner.
Leonardo ndodhet në Turqi për të filluar aventurën e tij të re. Braziliani e pret një punë e madhe përpara pasi duhet të largoj ekipin nga zona e ftohtë, me Antalyaspor që renditet e treta nga fundi i renditjes me tri pikë në pesë ndeshjet e para.