Struga Trim Lum ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive në Ligën e Dytë Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Debutuesit edhe pas 4 xhirove mbetën të pamposhtur, teksa sot shënuan një fitore të madhe në tranfertën e vështirë në Manastir ndaj Novacit.
Edhe këtë herë ishte Altin Loga ai i cili shënoi dhe u përkujdes për fitoren e dytë të Struga Trim Lum këtë fillim sezoni, ku skuadra e udhëhequr nga trajneri Nexhad Husein tashmë me 8 pikë renditet në pozitën e dytë, menjëherë pas skuadrës kryesuese të Gostivarit.
Loga golin e vetëm dhe të fitores e realizoi 5 minuta para fundit të takimit, kur më në fund dha rezultat gjithë ajo inciativë dhe raste pa fund të krijuara para portës kundërshtare.
Madje ekipit strugan iu anulua edhe një gol tjetër i realizuar në minutën e 70-të nga ana e sulmuesit Blagojçe Glavevski.
Edhe përkundër fitores mysafirët kishin mbetur të pakënaqur nga referimi i treshes së arbitrave në këtë ndeshje, i cili sipas tyre ka qenë skandaloz.