Xhiani De Biasi ka vendosur që të pranojë ofertën e skuadrës spanjolle të Deportivo Alaves.
Ka qenë vetë trajneri italian që ka konfirmuar gjithçka për “Panorama Sport” gjatë ditës së sotme.
“Po, është e vërtetë. Sapo u thashë ‘po’ drejtuesve të Deportivo Alavesh dhe do të marr drejtimin e skuadrës”, ishin fjalët e De Biasit për gazetën, duke zyrtarizuar kthimin e tij në pankinë e për më tepër në Spanjë, ku ka drejtuar më parë Levanten.
DE BIASI ME SY DREJT LA LIGA-s
Tekniku i përfaqësueses ishte prej qershorit në kërkim të një skuadre të re dhe tani do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në një prej kampionateve më prestigjiozë në botë. Sigurisht, ai nuk ka një detyrë të lehtë te Deportivo Alavesh, i cili ka regjistruar 5 humbej në po aq ndeshje në kampionat, pa shënuar asnjë gol.
Prova e radhës dhe shumë e vështirë do të jetë ajo e së shtunës ndaj Real Madridit, por nuk dihet ende nëse De Biazi do të jetë në pankinë apo do të ndjekë nga tribuna këtë takim.