Enis Bardhi është emri që po çudit futbolldashësit në La Liga, duke shënuar supergola nga gjuajtjet e lira. Ai u bë pjesë e Levantes këtë verë, ndërsa për vetëm 5 xhiro të zhvilluara në kampionatin më të fortë spanjol, ka realizuar 3 gola.
Në situatën kur së fundmi ndodhi zënka ndërmjet dy sulmuesve të PSZH-së Nejmar-Kavani për ekzekutimin e gjuajtjeve të lira, lind pyetja nëse Bardhi do të luante së bashku me Lionel Mesin në Barcelonë, do të kishte skena të njejta mes dy futbollistëvë ne fjalë? Pasi që të dy kanë “reçetën” e njejtë për gjuajtje të tilla, por vetëm duhet pranuar se përvoja i takon ylli argjentinas.
Gjithsesi Bardhi disa ditë më parë në media është shprehur se ëndrra e tij është një ditë të luaj për Real Madridin, por ka vlerësuar se Mesi është futbollisti më i mirë në botë./InfOSport.mk