Kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu ka vite që luan me këtë skuadër dhe është një njohës shumë i mirë i futbollit vendor. Pikërisht përvoja e tij e madhe që ka në futbollin vendor, mund të jetë vendimtare për të ndihmuar skuadrën nga Xhepçishti për të arritur objektivin në përballjen ndaj Shkupit, e që është fitorja.
“Ndeshje shumë e vështirë për ne sepse përveç fitores nuk na intereson asgjë tjetër. Në raste të këtilla i gjithë ekipi ndjen një presion, ndërsa përballë do të kemi një kundërshtarë shumë të fortë që është në formë të mirë. Ne jemi të përgatitur për fitore dhe premtojë se do të japim maksimumin për të arritur deri te ajo. Edhe pse kemi disa futbollistë të lënduar, besoj se kush do që të luaj do të jap më të mirën nga vetja për të arritur tek fitorja” – u shpreh kapiteni i gjipspunuesve, Fisnik Nuhiu.
Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave sezonin e kaluar në Tetovë ishte mbyllur me fitore të “gjispunuesve” (2:1), ndërsa duke ju referuar edhe ndeshjes mes këtyre dy skuadrave të po të njëjtit sezon të zhvilluar në Çair, kur Shkupi kishte shënuar fitore 3:2, edhe ndeshja e nesërme pritet të na dhurojë gola.