Enis Bardhi si duket nuk ka të ndalur sa i përket shënimit të golave në kampionatin më të fortë spanjol, La Liga. Bardhi sërish është përfshirë në mesin e golashënuesve në fitoren 3:0 të Levantes ndaj Real Sosiedatit, të zhvilluar në kuadër të xhiros së 5-të.
22 vjeçari nga Shkupi shënoi sërish një supergol nga gjuajtjet e lira, duke marrë kështu epitetin e Maestros. Bardhi realizoi golin e tretë të ndeshjes në minutën e 89-të, duke vulosur rezultatin dhe fitoren e Levantes, pasi paraprakisht në të 75-të kishte shënuar Morales, ndërsa në të 45-të kryevepër ishte edhe goli i lojtarit Çema.
Për Bardhin ky ishte goli i tretë në 5 xhirot e zhvilluara në La Liga me Levanten, duke u renditur kështu për momentin në pozitën e katërt të golashënuesve në ligën më të fortë të Spanjës.