Januzaj nga pankina shikon mjeshtrinë e Enis Bardhit (VIDEO)

Talenti në jetë është i rëndësisë kruciale, mirëpo puna të ngjet dhe të mban në lartësitë e yjeve. Shembull origjinal për këtë janë Enis Bardhi dhe Adnan Januzaj,  që kishin start dhe rrjedhë diematralisht të kundërt të karrierave të tyre. Deri sa Januzaj luante me të rinjë e Mançester Junajtedit dhe më pas edhe me ekipin e parë, Bardhi po mundohej në Ligën e tretë të Suedisë, ekipin e dytë të Brondbyt në Danimarkë dhe më pas skuadrën modeste të Ujpeshtit në Hungari.

Mirëpo deri sa Januzajt filloi ti bie në kokë fama, Enisi vazhdonte të punojë me përkushtim admirues. Dikur larg njëri tjetrtit secili me jetën e tij, tani i bashkon kampionati spanjol, ku shohin vetën si rival direkt. Por ndeshja Levante-Real Sosiedat i takoi bindshëm skuadrës nga Valencia që fitoi 3:0, ndërsa Januzaj për 90-të minuta nga pankina u desh të ndjek mjeshtëritë e Bardhit në terren, që u kurrorëzuan me një kryevepër të shkupjanit pak para fundit të takimit.

Ky ishte goli i tretë i Bardhit në 5 xhiro të La Ligës, me reprezentuesin e Maqedonisë që ka zhvilluar 4 ndeshje ( ndaj Realit qëndroi në pankinë ). /InfOSport.mk

Leave a Reply