Presidenti i skuadrës së Sionit, Kristian Konstantin, ka dhunuar gjatë takimit të mbrëmshëm të skuadrës së tij ndaj Luganos një nga gazetarët e pranishëm në fushë, në sytë e të gjithëve.
Konstantin, i acaruar me gazetarin Rolf Fringer për kritikat rreth menaxhimit të skuadrës së tij, ka bërë menjëherë “vetëgjyqësi” sapo e ka parë në cep të fushës duke u bërë gati për një lidhje direkte.
Ai e ka goditur fillimisht me grusht gazetarin duke e hedhur në tokë dhe më pas me shkelma, në një akt të paprecedent në Zvicër, që kaloi në plan të dytë kthimin te fitorja e Sionit me Tramezanin në drejtim dhe me Lenjanin që gjeti rrjetën me një gol spektakolar.
Në Zvicër ka filluar gjyqi publik ndaj këtij personazhi shumë problematik i cili e tepron herë pas here me sjelljet e tij dhe tani duket se ka mbërritur kulmin. Por vetë Konstantin e ka cilësuar këtë dhunim të gazetarit si të justifikuar nga rrethanat.
“Fringes më ka sulmuar dhe kritikuar gjatë javës. Tani e zgjidha me të. Si? E kapa dhe i dhashë një shkelm në prapanicë. Tani ndjehem mirë”, ishin fjalët e presidentit të Sionit pas ngjarjes.
FC Sion president Christian Constantin has physically attacked TV pundit Rolf Fringer during Lugano – Sion. pic.twitter.com/uSpwr1ChYH
— Mr. Oli (@aulit_z) September 21, 2017