Portieri i Milanit, Xhanluixhi Donaruma është zgjedhur si më i miri në “Serie A” nën moshën 21 vjeçare nga “L’Equipe”.
Paraqitjet e tij të shkëlqyeshme me Milanin, e renditen atë në pozitën e 5-të të përgjithshme ë në listën e prestigjozes franceze.
Megjithatë, 18-vjeçari është i vetmi lojtar italian në 10 më të mirët, me skuadrën e “kuqezinjëve” që ka edhe një tjetër futbollistë në këtë listë, Frank Kesie që renditet në vendin e 18- të.
Sulmuesi çek i Romës, Patrik Shik renditet si i 20-ti, Amadu Diavara (Napoli) renditet në pozitën e 24-të, Lorenzo Pellegrini (Roma) 35, Manuel Lokatelli (Milan) 39 dhe Moise Kean (Verona dhe Juventus) në vendin e fundit 50.
Më i mirë i përzgjedhur nga “L’Equipe” prej futbollistëve deri në moshën 21-vjeçare është spanjolli i Realit të Madridit, Marko Asensio, i ndjekur nga dyshja franceze, Usmane Dembele (Barcelonë) dhe Kilian Mbape (PSZH).