Pas disa muajve të kaluar në Brazil, Diego Kosta është rikthyer në Evropë. Braziliani arriti sot në Madrid me avion nga Sao Paulo, për t’iu bashkuar Atletiko Madridit, drejtuesit e së cilës skuadër dje blenë kartonin e tij nga Çelzi.
Në aeroportin e kryeqendrës spanjolle, Kosta u prit nga disa tifoz të zjarrtë të “jorganxhinjëve”.
Siç dihet Diego Kosta deri në janar nuk do të mund të luaj për Atletiko Madridin dhe se vetëm do të stërvitet, për shkak pezullimit të skuadrës spanjolle për transfere të reja.
Për shërbimet e spanjollit të naturalizuar, Atletiko Madridi, skuadrës kampione të Anglisë i ka paguar plotë 60 milion euro.