Reali Madridit surprizohet në shtëpi të vet nga Betisi, duke u mundur me rezultat 0:1 në minutat shtesë të takimit. Ishte Sanabria që bëri surprizën në “Santiago Bernabe” duke dhënë fitoren dhe tri pikë të rëndësishme skuadrës së tij Betisit, pasi realizoi në shtesat, njofton infosport.
Jo çdo herë mund të jetë Ramosi që të nxjerrë pikë dhe fitore për Realin në momentet e fundit, përderisa kësaj radhe ndodhi e kundërta. Gjithsesi Realit nuk i ndihmoi as rikthimi i Kristiano Ronaldos, që luajti ndeshjen e parë në sezonin e ri të La Ligës, pasi deri më tani ishte pezulluar për shkak të shtyrjes së arbitrit në ndeshjen e Superkupës ndaj Barcelonës.
Me këtë disfatë Reali mbetet në pozitën e 7-të në La Liga me vetëm 8 pikë të tubuara, 7 më pak se Barcelona që kryeson tabelën./InfOSport.mk