Futbollisti i kombëtares shqiptare, Liridon Latifi ka gjetur golin e parë në Hungari me skuadrën e Pushkash Akademi, njofton “infOSport.mk”.
Ish futbollisti i Skënderbeut të Korçës, i cili këtë verë u largua në drejtim të futbollit hungarez shënoi në kuadër të ndeshjes së 1/64 së finales që skuadra e tij e zhvilloi ndaj Kaposhvar.
Në këtë ndeshje Pushkash Akademi shënoi fitore me rezultatin 3:1, me Latifin që shënoi golin e tretë, kur edhe vendosi rezultatin e këtij takimi.
GOLI I PARË I LIRIDON LATIFIT ME FANELLËN E AKADEMIA PUSHKASH
Публикувахте от infosport.mk в 21 септември 2017 г.
Latifi ekzekutoi një goditje dënimi në afërsi të zonës, ndërsa pasi topi morri një devijim, i njëjti përfundoi në rrjetë, pavarësisht tentativës së portierit vendas për të devijuar atë.
Përveç Latifit për Pushkash Akademi në këtë ndeshje realizuan edhe Pershoeviç dhe Proser, teksa golin e vetëm për Kaposhvar, e realizoi Lakatos.