FC Shkupi po kalonë një periudhë të mirë, ku në tre ndeshjet e fundit në kampionëtin elitar të vendit ka shënuar po aq fitore. Skuadrës nga Çairi në ditët e fundit të afatit të merkatos verore iu ka bashkangjitur një ish futbollisti i Interit, Ivan Fatiqi, i cili debutimin e tij e kishte në ndeshjen e së mërkurës ndaj ‘Skopjes’.
Fatiq ka folur për median zyrtare të FC Shkupit, ku ka shprehur përshtypjet e para të debutimit me fanellën “bardheblu”.
“Para se gjithash ndjehem mirë për ekipin që po fiton dhe po shënon rezultate të mira. Sigurisht se ndjehem mirë edhe për veten, pasi që dje kam luajtur ndeshjen e parë pas plot gjashtë muajve. Sa i përket klubit, mundë të them se kam ardhur në një familje që më ka pranuar maksimalisht mirë dhe ashtu siç duhet. Sa i përket asaj se si u ndjeva unë në ndeshjen e djeshme debutuese, mund të jem i kënaqur, sepse çdo fillim është i vështirë, por ashtu sikurse ecte loja ndjehesha mirë e më mirë. Me rëndësi është të vazhdojmë me rezultate të mira dhe të besojmë në sukses”, është shprehur Fatiq.
Shkupi ndeshjen e radhës do ta luaj ndaj Renovës në Tetovë.