Ismet Ceka: Kam ardhur me një klub të madh

Një ndër tre përforcimet e Futsal Shkupit gjatë këtij sezoni është edhe Ismet Ceka, tetovari, i cili te skuadra nga Çairi erdhi nga rradhët e SEE Universitetit, shkruan “infOSport.mk”.

Ai është i lumtur që i është bashkuar një skuadre të madhe siç është Shkupi, me të cilën skuadër shpreson se do i’a arrijë qëllimit që të mbrojnë titullin e kampionit.

“Kam ardhur në një klub të madh siç është Futsal Shkupi. Mendojë që me përforcimet e reja do t’ia arrijmë qëllimet e klubit për t’u shpallur kampion edhe pse do të jetë e vështirë se tashmë mbajmë emrin e kampionit. Mirëpo besoj në shokët e mi që do t’ia arrijmë qëllimit” – u shpreh Ceka në prononcimin e tij para mediave.

Ismet Ceka një ish futbollist i Besës nga Peja dhe përfaqësueses së Maqedonisë, te Futsal Shkupi vjen nga rradhët e SEEU nga Ttetova, ndërsa me fanellën “bardhekaltër” pritet të debutojë të dielën në ndeshjen ndaj Kratovës. Bashkë me të në ndeshjen e së dielës pritet të debutojnë edhe dy përforcimet e tjera, Vedat Arslani dhe Skender Kovaçi.

Leave a Reply