Presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit, Armando Duka së bashku me arkitektin Kasamonti kanë inspektuar paraditën e sotme punimet për stadiumin “Arena Kombëtare”.
Kreu i FSHF-së së bashku me arkitektin e stadiumit “Arena Kombëtare” Marko Kasamonti, dhe përfaqësues të kompanisë kontraktuese të realizimit të projektit, “Albstar” do të ndjekin dhe inspektojnë punimet e deritanishme në kantierin e stadiumit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë FSHF-ja përmes një foto-lajmi në profilin zyrtar në “Facebook”.