Mesfushori i Çelzit, Timue Bakajoko është përfshirë në një aksident trafiku me veturën e tij, derisa po rikthehej në shtëpi pas stërvitjes së zakonshme.
Për fat të mirë Bakajoko nuk ka pësuar ndonjë lëndim, edhe pse nga fotot shihet qartë se vetura e tij e markës Mercedes G63 AMG SUV në vlerë prej 150 mijë sterlina ishte dëmtuar dukshëm.
Aksidenti ndodhi në “Blundel Lane”, që është vetëm pesë minuta larg nga qendra stërvitore e skuadrës kampione të Anglisë në Surrej.
Lajmin për aksidentin në fjalë e kishte konfirmuar edhe policia londineze.
Namory, vëllai i futbollistit 23-vjeçar, ditë më parë kishte zbuluar se Timue i kishte thënë se ka vështirësi të ngasë makinën në krahun e majtë, duke ditur se deri para disa muajve kishte ngarë makinën në krahun e djathtë.
Kujtojmë se Bakajoko te Çelzi erdhi gjatë merkatos së kësaj vere nga rradhët e Monakos, për një shumë prej 40 milion sterlina.