Bajerni i Munihut si duket po lë pas krizën e disa javëve më parë, pasi edhe sonte njëjtë sikurse në fundjavë realizoi një fitore të pastërt, kësaj rradhe ndaj një kundërshtari shumë serioz Shalke 04, shkruan “infOSport.mk”.
Edhe pse pritej që kjo ndeshje të sjellë mjaft paqartësi bazuar në renditjen dhe pikët e tubuara nga ana e të dy kundërshtarëve, që të dyja skuadrat para këtij takimi hynin me pikë të barabarta (9 pikë), loja e shfaqur në fushën e blertë na vuri përballë një Bajern Munih të shkëlqyer që me golat e shënuar nga Levandovski nga pika e bardhë në minutën e 25-të dhe Hames Rodrigez 4 minuta më pas fatin e fituesit e vendos që gjatë 45 minutave të para.
Me dy gola epërsi, të besuarit e trajnerit Ançeloti e kishin të lehtë të menaxhonin rezultatin në vazhdim, duke zmbrapsur sulmet e Shalke 04, skuadër kjo e cila kapituloi edhe njëherë tjetër në minutën e 75-të, kur Vidal kishte shënuar edhe golin e tretë.
Një hap fals tjetër regjistroi Lajpcigu, që humbi në transfertë nga Augsburgu 0:1, Volfsburgu u ndal në barazim 1:1 ndaj Verder Bremenit, ndërkohë në ndeshjen e parë të së martës, Borusia Menhengladbahu me rezultatin 2:0 mundi Shtutgartin.