Napoli i tregon dhëmbët Lacios, Milani sipas planit ndaj Spal (VIDEO)

Napoli është treguar i pamëshirshëm në ndeshjen derbi të javës së 5-të në Serie A duke mundur Lacion në “Olimpiko” me rezultatin 4:1, shkruan “infOSport.mk”.

Ishte kjo edhe një super paraqitje e të përzgjedhurve të trajnerit Sari, të cilët vazhdojnë të jenë të pagabueshëm këtë edicion në “Serie A”.

Ata shënuan edhe fitoren e 5-të nga po aq ndeshje, duke kryesur renditjen tabelare. Fillimi i ndeshjes dhe pjesa e parë që u mbyll në favor të Lacios pas golit të shënuar nga ana e mbrojtësit De  Vrij (30’), nuk paralajmëruan një rezultat të këtillë dhe fitore të lehtë të “napolitanëve”, të cilët shpërthyen në pjesën e dytë, duke shënuar plotë 4 gola me autorë Kulibali (54’), Kalehon (56’), Mertens (59’) dhe Zhorzhinjo (90+’ penalti).

Një fitore që pritej ka arritur edhe Milani. “Kuqezinjtë” në “San Siro” me rezultatin 2:0 mundën ekipin e Spal, skuadër kjo e cila po me të njëjtin reuzltat 10 ditë më parë ishte mundur po në këtë stadium nga Interi.

Rodrigez në pjesën e parë (26’) dhe Kessie në të dytën (61’) nga pika e bardhë realizuan dy golat e fitores për milanistët që në këtë mënyrë mbajnë hapin me skuadrat kryesuese.

Fitoreve në ndeshjet e javës së 5-të iu gëzuan edhe Sasuolo, Torino dhe Atalanta, skuadër kjo e cila me Berishën në portë demoloi Krotonen e Ajetit, i cili luajti për gjatë 90-të minutave, duke u ndëshkuar edhe me të verdhë.

Ndërkohë ndeshjet Xhenoa – Kievo dhe Verona – Sampdoria u mbyllën me barazime.

 

Serie A, Java V

Benevento 0 – 4 AS Roma
AC Milan 2 – 0 SPAL
Atalanta 5 – 1 Crotone
Cagliari 0 – 1 Sassuolo
Genoa 1 – 1 Chievo
Juventus 1 – 0 Fiorentina 
Lazio 1 – 4 Napoli
Udinese 2 – 3 Torino
Verona

0 – 0

Sampdoria

Leave a Reply