Sot në Gjenevë të Zvicrës do të zhvillohet kongresi i 13-të i jashtëzakonshëm i UEFA-së, ku do të diskutohet për disa çështje të rëndësishme të futbollit europian. Pjesëmarrëse në këtë tubim janë përfaqësues të gjithë 55 vendeve anëtare të shtëpisë së futbollit Europian, ndërsa Federata e futbollit të Maqedonisë përfaqësohet me presidentin Ilço Gjorgjioski, nën-kryetarin Muhamed Sejdini dhe sekretarin e përgjithshëm Filip Popovski, njofton infosport.
Përveç pjesës protokolare, pauzat e kongresit janë shfrytëzuar për takime jozyrtare dhe me këtë rast numri një i shqiptarëve në FFM, Muhamed Sejdini mes tjerash ka folur me të presidentin e UEFA-së, Aleksandar Çeferin. Temë bisede ka qenë kryesisht futbolli në vendin tonë dhe hapat që duhet ndërmarë në të ardhmen për ngtitjen e nivelit dhe tejkalimin e problemeve dhe mangësive momentale. /InfOSport.mk