Është FC Shkupi që fitoi përballjen ndaj Skopjes të luajtur sot në Çair në kuadër të xhiros së 6-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Dueli mes dy skuadrave që bartin emrin e kryeqytetit të Maqdonisë, u dominua nga “bardhekaltërtit” të udhëhequr nga Ardian Nuhiu.
Mysafirët që në fundjavë nxjorrën pikë ndaj kampionëve të Vardarit, sot në nga Çairi u larguan “duarthatë”, pasi ishte Stojkovski që realizoi golin e vetëm dhe të fitores për Shkupin.
Djemtë e Nuhiut treguan karrakter dhe maturi në fushë, me mrbojtje të mirë, ndërsa ky repart edhe më i sigurtë u bë kur në pjesën e dytë u aktivizua ish futbollisti i Interit, Ivan Fatiq. ‘Skopje’ në këtë ndeshje dukej si pazgjidhje, me pak raste që kishin, të cilat mund të njihen vetëm në 5 gishtat e njërës dorë, ndërsa ishte Shkupi që mbajti nën presion gjatë 90-të minutave kundërshtarët.
“Ishim të përgatitur pak a shumë se do të jetë ndeshje e vështirë dhe ashtu doli. Tek futbollistët nuk mungoi vullneti dhe dëshira për ta fituar ndeshjen dhe ia arritëm qëllimit. Jam i kënaqur me rezultatin dhe paraqitjen. Janë tre ndeshjen radhazi që po fitojmë, më gëzon ky fakt, kemi një rritëm të mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu”, ka thënë trajneri i FC Shkupit, Ardian Nuhiu.
Për Shkupin kjo ishte fitorja e tretë radhazi, pasi në fundjavë arriti të rrëmben tri pikë të rëndësishme në Kratovë ndaj Sileksit, ndërsa fajtori kryesor i asaj fitores ishte pikërisht Stojkovski. Shkupi ndeshjen e radhës e luan në transfertë ndaj Renovës. /InfOSport.mk
GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLSHKUPI AVANSON NDAJ SKOPJESSHKUPI – SKOPJE 1:0(K. Stojkoski 26')
Публикувахте от infosport.mk в 20 септември 2017 г.