Intervistë me Besnik Feratin, talentin shkupjan që mahniti Fenerbahçen

Qyteti i Shkupit si gjithnjë dinë të prodhojë talentë të futbollit, të cilët po prekin edhe futbollin evropian. I tillë është rasti me tre talentët e FC Shkupit, Altin Sefo, Besir Iseni dhe Besnik Ferati, të cilët sonte udhëtuan për në Turqi, ku për 10 deri 15 ditë do të jenë nën vëzhgimin e stafit të trajnerëve të skuadrës së njohur turke të Fenerbahçes.


TALENTËT E FC SHKUPIT PJESË E FENERBAHÇES


Që të tre ishin pjesë e FC Shkupit në dy miqësoret që skuadra nga Çairi i kishte zhvilluar ditë më parë  ndaj gjigandëve turq, të cilët tashmë ju kanë bërë edhe ftesa zyrtare, për të qenë pjesë e tyre.

Që të tre kishin lënë përshtypje shumë të mirë, e në veçanti mesfushori Besnik Feratin, me të cilin “infOSport.mk” zhvilloi një intervistë rreth përshtypjeve të tij nga dy ndeshjet kundër Fenerbahçes si dhe ftesën e bërë nga ana e drejtuesve të kësaj skuadre.

Ai ndjehet shumë i lumtur për një ftesë të tillë, duke premtuar se do të jap më të mirën nga vetja për të bindur stafin e trajnerëve të Fenerbahçes gjatë periudhës që do të jenë nën trajnimin e tyre.

“Ishin dy ndeshje shumë të mira, ku edhe përkundër faktit se neve pësuam disfata, vërtetë mësuam dhe morrëm një përvojë më shumë. Ishin ndeshje ku neve u munduam që të tregojmë gjithë talentin tonë dhe besojë se i’a arritëm qëllimit, pas këtyre ftesave që na u bënë” – u shpreh fillimisht Besnik Ferati.

“Është kënaqësi vërtetë të marrësh një ftesë nga një skuadër gjigande siç është Fenerbahçe. Neve na mbetet që të japim më të mirën nga vetja për të bindur ata në kualitetet tona që posedojmë” – thotë Ferati në prononcimin e tij për “infOSport.mk”, duke shpresuar se gjithçka do të shkojë në rregull gjatë periudhës dy javore, për aq ditë sa do të jenë nën vëzhgim.

“Shpresoj gjithçka të shkoj në rregull dhe se nuk do ti zhgënjejmë stafin e trajnerëve të Fenerbahçes që na vlerësuan gjatë ndeshjeve që zhvilluam kundër tyre” – nënvizoi Besnik Ferati.

I pyetur rreth planeve dhe karrierës së tij, se çfarë pret në të ardhmen dhe nëse Fenerbahçen e sheh si një trampolinë për të bërë ndonjë transferim edhe më të madh gjatë karrierës së tij, Ferati me përgjigje: “Fillimisht do mundohem që të bind drejtuesit e Fenerbahçes gjatë këtyre provave. Do jetë kënaqësi të jem pjesë e kësaj skuadre që në këtë moshë. Duke pasur parasysh se pjesë e tyre do jem ndoshta në kohën më të mirë, ku unë mund të zhvillohem si futbollistë, atëherë shpresoj dhe besoj se ky do të jetë një hap i madh në karrierën time, përmes së cilit unë do të vazhdojë edhe më lartë” – shprehet talenti 17-vjeçar, i cili nuk harroi pa përmendur gjithë ata punëtor sportiv dhe trajner që e kanë ndihmuar të arrijë deri këtu.

“Vërtetë jam i lumtur me atë që kam arritur deri tash, po shpresoj të mos ndalem këtu. Për gjithçka që kam arritur deri më tani dua të falënderoj edhe trajnerët e mi, me të cilët kam punuar si, Bedri Saliun, Erkan Murselin por edhe trajnerin e përfaqësueses së Maqedonisë, Dobrinko Ilievskin dhe gjithë të tjerët që kanë kontribuar në karrierën time, përfshirë këtu edhe familjarët e mi, që gjithnjë kanë qenë përkrah meje” – përfundoi intervistën me “infOSport.mk”, Ferati, i cili që nga mosha 15 vjeçare është pjesë e pandashme e përfaqësueseve zinxhir të Maqedonisë, ku ka zhvilluar më shumë se 50 ndeshje.

Ai me FC Shkupin vitin e kaluar u shpall kampion për grupmoshat e reja, ndërsa edhe më herët po me ekipin nga Çairi kishte bërë një gjë të tillë, duke shpresuar se titujt dhe sukseset nuk do ti mungojnë edhe në të ardhmen gjatë karrierës së tij.

Shpresojmë se karriera e tij do të jetë shumë e suksesshme, ndërsa ne si staf i “infOSport.mk”, Besnik Feratit, por edhe Altin Sefos dhe Besir Isenit, ju dëshirojmë që me sukses të kaojnë provat zyrtare dhe të bëhen edhe zyrtarisht pjesë e Fenerbahçes, e pse jo më vonë edhe skuadrave të njohura evropiane.

Leave a Reply