Përforcimi i fundit i FC Shkupit, Ivan Fatiq nesër më përfundimisht do ta luaj ndeshjen e parë me “bardhekaltërtit”. Fatiqi u transferua te Shkupi në ditët e fundit të mertkatos së verës, ndërsa për shkak mos kompletimit të dokumentave nuk kishte drejtë loje me skuadrën nga Çairi.
FFM sot ka dhënë të drejtën Fatiqit për të luajtur me ekipin e Shkupit, i cili pritet që nesër të jetë në dispozicionin e trajnerit Ardian Nuhiu në ndeshjen ndaj Skopjes për xhiron e 6-të në LPFM. Kujtojme që 29 vjeçari gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e shumë klubeve në Seria A, ku ka luajtur edhe për Interin.