Elif Elmas pritet të debutojë me Fenerbahçen që nga gjysmezoni i parë 2017/18, pasi që Federata e futbollit Botëror, FIFA ka dhënë lejen për t’u regjistruar si futbollist në Superligën e futbollit turk.
Nga Fenerbahçe kanë bërë të ditur se FIFA ka pranuar kërkesën e tyre për Elmasin dhe se dokumentacioni për regjistrim është dërguar në federatën turke. Elmasi gjatë verës u transferua te Feneri, mirëpo për shkak se ende nuk ishte në moshën 18 vjeçare kishte problem për regjistrim si futbollist i gjigandëve turk, ndërsa tanimë kjo punë është kryer me shkupjanin që tjetrën javë feston datëlindjen e 18-të të tij.