Arian Ademi rikthehet me 7 tetor në terren sportive për të zhvilluar një ndeshje zyrtare. Përveç takimeve që do të mund të aktivizohet me Dinamo Zagrebin, ai me shumë gjasa do të ftohet edhe nga seleksionuesi Igor Angellovski për dy ndeshjet e fundit që përfaqësuesja e Maqedonisë do t’i luajë në tetor në kuadër të eliminatoreve për Botërorin Rusi 2018.
Pasi Ademi do të startojë me 7 tetor zyrtarisht, shqiptarit i ngelet që të aktivizohet me Maqedoninë vetëm në ndeshjen ndaj Lihteshtejnit që do ta luajnë në Strumicë me 9 tetor, pasi 3 ditë më herët përfaqësuesja e vendit luan në transfertë me Italinë në Torino.
Kujtojmë që Ademi ishte i pezulluar për dy vite për shkak të çështjes së konsumimit të dopingut pa vetdije. Tetovari aktualisht stërvitet me ekipin e Dinamo Zagrebit, mirëpo nuk ka drejtë loje deri më 7 tetor.