Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo Kosovë kanë arritur një marrëveshje për shkëmbimin e gjytarëve me stemë të FIFA-s në ligat elitare të futbollit të të dy vendeve.
Marrëveshja shkon në dobi të dy federatave për shkak se mundëson shkëmbimin e përvojave ndërmjet gjyqtarëve dhe shkëmbimin reciprok të njohurive lidhur me nivelin e gjykimit në vendet ku zhvillohen garat.
Pak kohë më parë, Federata e Futbollit e Kosovës ka firmosur një marrëveshje të ngashme edhe me Maltën.