Shaban Trstena nderohet nga konfederata e Entosporteve

Kampioni i vetëm Olimpik në mundje nga Maqedonia, Shaban Trstena është nderuar edhe nga konfederata e Botës për Entosporte. Trstena ishte i pranishëm këtë fundjavë në Studeniçan të Shkupit si mysafir special në turneun tradicional për Pehlivan, njofton infosport.

Kampioni Olimpik perveç se ndau disa medalje dhe Kupa për fituesit e disa kategorive, ai në veçanti u nderua nga konfederata e Botës për Entosporte, me nënkryetarin e këtij instuticioni, Hakan Kazanci që dhuroi një plaketë në formë mirënjohje për legjendën e gjallë të mundjes të vendit tonë.


Kujtojmë që Trstena gjithmonë është në përkrahje të mundësve të ri dhe gjithmonë është prezent në evinimente të tilla vendore dhe rajonale. /InfOSport.mk

Leave a Reply