Dëmtimi i Ousmane Dembele ka shkaktuar shumë probleme në repartin e sulmit të Barcelonës. Sulmuesi francez u dëmtua në ndeshjen e fundjavës ndaj Getafe, me ç’rast do ti mungojë Barcelonës prej 3 deri në 4 muaj.
Kjo ka dëshpëruar trajnerin dhe drejtuesit e Barcelonës, pasi Dembele shihej si zëvendësuesi i Nejmar dhe e kishte nisur mirë aventurën e tij në “Kamp Nou”.
Por, pavarësisht se është mbyllur afati i transferimeve, Barcelona ka ende mundësi që të transferojë disa sulmues, të cilët janë të lirë, shkruan “goal.com”, përcjellë “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për futbollistët si Ronaldinjo, Antonio Kasano, Felipe Rejes, Diego Forlan, Diego Kapel, Mark Gonzales, Maluda, Xhuzepe Rosi apo edhe Klaudio Pizaro.
Gjithë këto emra të njohur të futbollit evropian, por që koha e tyre si duket ka kaluar, ashtu që “katalunasit” do të duhet të përqëndrohen në futbollistët aktual që kanë.