Real Madridi barazon rekordin e Santos-it të brazilianit, Pele

Skuadra kampione e Spanjës dhe Botës, Real Madridi me fitoren dhe golat e shënuar mbrëmë në ndeshjen ndaj Real Sociedadit ka arritur që të barazojë rekordin e skuadrës braziliane të Santosit të Peles, duke shënuar gola në 73 ndeshje radhazi.

Reali të dielën në mbrëmje shënoi fitore me rezultatin 31 në transfertën në “Anoeta”, teksa golin e parë e realizoi 19-vjeçari Borja Majoral.

Madrilenët kanë shënuar në 73 takime, duke përfshirë të gjitha kompeticionet ku marrin pjesë.

Galaktikët kanë arritur 53 fitore, 14 barazime dhe 5 humbje, me 198 gola të shënuar dhe 81 gola të pësuar gjatë këtyre ndeshjeve, ndërsa vlen te theksohet se kjo seri pozotive e skuadrës “mbretërore” kishte nisur pikërisht ndaj Real Sociedadit me 30 prill të vitit 2016-të.

Santosi ndërkohë ka qenë i pamposhtur nga 21 nëntori i vitit 1961, deri me 15 gusht të vitit 1963.

 

Leave a Reply