Kapiteni Zendeli i kënaqur me fitoren ndaj Sileksit (VIDEO)

Shkupi të dielën në Kratovë shënoi një fitore të madhe ndaj  Sileksit, shkruan “infOSport.mk”.

“Bardhekaltërit”  nga Çairi falë golit të shënuar nga Stojkoski në fundin e pjesës së parë shënuan fitore minimale 1:0, duke u kthyer me pikë të plota nga Kratova. Ishte kjo fitorja e dytë për skuadrën e trajnerit Ardian Nuhiu, pas asaj ndaj Rabotniçkit si vendas, duke bërë që tashmë FC Shkupi të ndajë pozitën e katërt në renditjen tabelare me Vardarin, që të dyja skuadrat me nga 7 pikë.

Fitoren ndaj Sileksit e vlerëson edhe kapiteni i FC Shkupit, Suat Zendeli, i cili nuk haroi të falënderojë edhe atë tifoz, në numër të vogël që kishin udhëtuar drejt Kratovës për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës.

“Normal se jemi të gëzuar për fitoren e djeshme. Mund ta them lirisht se kemi fituar një kundërshtar shumë të fortë në fushën e tyre. Arritëm të marrim tre pikë të plota që na jep një siguri më të madhe për objektivin tonë. I uroj lojtarët dhe stafin, e në veçanti atë numër të vogël tifozësh që ishin në Kratovë të cilët na mbështetën përplot 90 minuta”, – është shprehur Zendeli për faqen zyrtare të klubit nga Çairi.

Ndeshjen e rradhës FC Shkupi do ta zhvillojë të mërkurën në Çair ndaj Skopjes (15:30h)

GOLI I STOJKOSKIT NDAJ SILEKSIT

Публикувахте от infosport.mk в 17 септември 2017 г.

Leave a Reply