Prurja më e re në grumbullimin e fundit nga Panuçi në kombëtaren tonë, Ivan Balliu po kalon një moment mjaft të mirë në skuadrën e tij të Metz.
Prestigjiozja franceze “L’Equipe” e ka përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 6-të në Ligue 1.
Mbrojtësi i djathtë është përzgjedhur si më i miri në rolin e tij në vendosjen 5-3-2 të propozuar nga mediat franceze.
Balliu do të jetë i gatshëm për kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë dhe mund të luajë edhe para Hysajt në rolin e mesfushorit të djathtë.