Goli i sulmuesit të Beshiktashit, Xhenk Tosun i shënuar ndaj Portos është përzgjedhur si goli më i mirë i javës së parë në ndeshjet në grupe të Ligës së Kampionëve Evropian.
Tosun prodhoi një predhë të vërtetë nga distanca që nuk gjeti kundërpërgjigjen e portierit, Iker Kasiljas.
Beshiktashi në këtë përballje regjistroi fitore 3:1, ku përveç Tosun për Beshiktashin në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Taliska dhe Babel.