E pabesueshme, por e vërtetë! Organizatori i Eurobasket 2017 e kishte qëlluar rezultatin e saktë nga finalja midis Slovenisë dhe Serbisë, ende pa filluar ndeshja, shkruan “infOSport.mk”.
Para çdo fillimi të ndeshjeve testohet semafori në palestër, ndërsa personat përgjegjës për një gjë të tillë pranë FIBA-s rastësisht e kishin qëlluar rezultatin e saktë të finales së madhe midis dy kombëtareve nga Ballkani.
E gjithë kjo ishte kapur nga kamerat e televizionit sportiv serb “Sportklub”, e cila në ato momente po zhvillonte një intervistë me babain e Luka Donçiq, Sasha Donçiq.
Videon e plotë nga kjo ngjarje e pazakontë, mund ta ndiqni KËTU.