Është mbyllur me barazim 1:1 ndeshja e xhiros së dytë në Superligën shqiptare midis Kamzës dhe Skënderbeut. Pas disfatës në Liga Europa ndaj Dinamo Kiev, skuadra korçare morri një tjetër goditje të rëndë nga një kundërshtar më i lehtë në letër. Ishte kjo njëherit një përballje mes dy ish futbollistëve shqiptarë të Rabotniçkit, Demir Imeri (Kamza) dhe Suad Sahiti (Skënderbeu), të cilët u paraqitën si titullarë.
Skënderbeukaloi në avantazh në minutën e 29-të, të takimit falë mesfushorit Donjet Shkodra, i cili realizoi një gol tejet të bukur duke depërtuar mbrojtjen teksa e çon topin në anën ku portieri i vendasve nuk arrin ta kapë.
Edhe pjesa e dytë flet për Skënderbeun, që kërkon të mbyll ndeshjen ndonëse Kamza e kërkon me insistim barazimin me serbin Raçiç.
Vendasit e gjejnë golin në minutën e 67′ me anë të Rezit të sapo futur në fushë, i cili shënon pas pasimit nga Fustar.
Në minutat e mbetura ishin “bardhekuqtë” ata që sulmonin më tepër me vendasit që fillojnë të shtrihen duke treguar se i kënaq barazimi dhe në fund marrin një pikë me shumë vlerë ndaj një kundërshtari që kërkon titullin kampion në Shqipëri.