Arbër Zeneli nuk ka ndërmend të ndalet. Ylli i përfaqësueses së Kosovës ka shënuar një gol spektakolar për Herenvenin në fitoren 2:1 në transfertën ndaj Ekscelsior.
Ekipi i njohur holandez ka organizuar një aksion të ngjashëm me atë të Barcelonës, i cili është finalizuar në fund nga mesfushori shqiptar në minutën e 50-të.
Me këtë gol Herenveni barazoi shifrat në 1:1, teksa në minutën e 70-të Rojas realizoi golin e dytë dhe të fitores për Herenvenin, skuadër kjo e cila pas 5 xhirove ka regjistruar 3 fitore dhe 2 barazime dhe përkohësisht ndodhet në pozitën e tretë me 11 pikë, vetëm një më pak se dyshja udhëheqëse në renditje, Fejenord, AZ Alkmar.
Rikujtojmë 22-vjeçari Zeneli javën e kaluar shënoi një ndër golat më të bukur të javës së katërt në kampionatin elitarë holandez, edhe atë ndaj gjigandëve të PSV Ajndhovenit, ndaj të cilëve Herenveni kishte shënuar fitore 2:0.