Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:25 në Kotor të Malit të Zi. Ish portieri malazez, Goran Lenac derisa po stërvitej në ndihmës stadiumin e skuadrës së Bokelj nga Kotori, ai nga persona ende të panjohur me armë zjarri ishte qëlluar për vdekje.
Lenac menjëherë ishte dërguar në spitalin më të afërt në Risna, mirëpo atje mjekët vetëm se kishin konstatuar vdekjen e tij, pasi i ndjeri ishte qëlluar me armë zjarri në kokë.
Lenac ishte vetëm 33-vjeçar, ndërsa gjithë karrierën e tij e kishte kaluar te skuadra e Bokelj nga Kotori. Policia pas rastit që kishte tronditur gjithë qytetarët e Kotorit, kishte bllokuar gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit, mirëpo e gjithë kjo pa rezultat, pasi autorët e kësaj vrasje ende ndodhen në liri.