Shkupi sot ka shënuar një fitore të madhe në transfertën ndaj Sileksit, në ndeshjen e javës së 5-të në elitën e futbollit vendor, shkruan “infOSport.mk”.
Të besuarit e trajnerit Ardian Nuhiu në transfertën e vështirë në Kratovë shënuan fitore minimale 1:0, falë golit të shënuar nga Kristijan Stojkoski në minutën e fundit të pjesës së parë.
Për Kristijan Stojkoskin ishte ky goli i dytë personal gjatë këtij sezoni në tre ndeshje të zhvillluara, pas atij goli të shënuar edhe në Prilep ndaj Pobedës.
Me këtë fitore Shkupi arriti në kuotën e 7 pikëve, dhe aktualisht ndanë pozitën e katërt me Vardarin, që ka një gol averazh më të mirë se “bardhekaltërit” nga Çairi.
GOLI I STOJKOSKIT NDAJ SILEKSIT
Публикувахте от infosport.mk в 17 септември 2017 г.