Shkëndija sot realizoi fitoren më të thellë në ndeshjet e javës së 5-të në elitën e futbollit vendor, duke mundur Rabotniçkin me rezultatin 6:2. Është kjo një ndër fitoret më të thella që ka arritur Shkëndija në ndeshjet e Ligës së Parë, ndërsa pa dyshim se kjo fitore fiton në peshë, duke pasur parasysh se u arrit ndaj një kundërshtari të fortë, siç është Rabotniçki, një pjesëmarrës i rregullt në ndeshjet e Evropës.
“Për dallim nga ndeshja e së mërkurës, kur edhe në atë ndeshje treguam një lojë të mirë, në këtë ndeshje i realizuam rastet, shënuam 6 gola, ndërsa humbëm edhe disa raste. Sigurisht se jam i kënaqur me rezultatin dhe shpresojmë të vazhdojmë në këtë ritëm” – tha trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, i cili megjithatë tregoi pakënaqësitë e tij lidhur me komunikimin jo të mjaftueshëm në repartin e mbrojtjes:”Për fat të keq të dy golat neve i pranuam për shkak komunikimit të dobët, ashtu që shpresoj se gola të këtillë të lehtë të mos pranojmë, pasi mund të na kushtojnë shumë”.
Sipas strategut të skuadrës tetovare Shkëndija edhe përkundër 6 golave të shënuar, duheshe të shënojë edhe ndonjë gol tjetër në këtë përballje, pasi futbollistët e tij humbën disa raste të qindpërqindta.
Pas fitores bindëse 2:6 në fushë të Rabotniçkit shefi i stafit teknik Qatip Osmani flet i kënaqur për performansën e treguar
Публикувахте от KF Shkëndija в 17 септември 2017 г.