Vëllazërimi i Kërçovës të shtunën zhvilloi derbin lokal ndaj Zajazit, duke shënuar fitore me rezultatin 2:0. Ishte kjo një ndeshje tipike kampionale, në të cilën Vëllazërimi si duket e dëshiroi më shumë fitoren, ku si rezultat erdhi edhe fitorja e tyre, e dyta këtë edicion në Ligën e Dytë pas tre xhirove të kaluara.
Që të dy golat të besuarit e trajnerit Nazmi Ajdini i realizuan gjatë pjesës së dytë, me autorë Shaban Sulejmani (62’) dhe Murat Adili, i cili me golin e shënuar në minutat shtesë të takimit vulosi fitoren e skuadrës së tij.
Kjo fitore solli shumë gëzim në mesin e tifozëve të Vëllazërimit dhe vetë futbollistëve, të cilët festën e vazhduan edhe në dhomat e xhveshjes, ndërsa ajo që ra në sy ishte mënyra e festimit të tyre që i ngjante asaj të futbollistëve të Shkëndijës, me brohoritjet tashmë të njohura “Ula la la, ul la la la, U la la”.
Për më shumë ndiqeni video materialin më poshtë dhe vlerësojeni edhe ju vetë se kush e bënë më së miri, ata të Shkëndijës apo të Vëllazërimit?
Festa e fitores se futbollisteve te Vellazerimit te udhehequr nga legjenda Baçi!Urime djema, sot na bete te ndjehemi krenar me ju!
Публикувахте от KF Vëllazërimi в 16 септември 2017 г.